News

Me grant përmes projektit MSIP, kushte më mira për shkollim për 1.400 nxënës në komunën e Çairit
17.07.2019

17 korrik 2019, Shkup - Me grant mjete përmes Projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale - MSIP është rikonstruktuar kulmi i shkollës fillore "Rajko Zhinzifov" në komunën e Çairit, në të cilën mësojnë mbi 1.400 nxënës. Sot, këtë shkollë e vizitoi zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi dhe kryetari i komunës Visar Ganiu.

Elezi: Për efikasitet dhe ekonomizim më të madh, furnizimet publike për pajisjet ushtarake dhe të sigurisë rregullohen me ligj
16.07.2019

16 korrik 2019, Shkup - Për herë të parë do të rregullohen me ligj marrëveshjet për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që kanë të bëjnë me furnizimin e pajisjeve ushtarake dhe pajisjeve të ndjeshme të sigurisë. Këtë e theksoi zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi në debatin e komisionit në Kuvend për Ligjin e ri për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ajo vuri në dukje se përveç harmonizimit me Bashkimin Evpropian, miratimi i këtij ligji do të kontribuojë në rrumbullaksimin e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit të furnizimeve publike, që do të sigurojë shpenzime racionale të mjeteve publike, transparencë dhe konkurrencë të ndershme.

Takim i KQRMV Zaev dhe ZMF Elezi - Jonesku dhe Aranitasi: BERZH përfshihet në projekte të reja të rëndësishme për qytetarët
15.07.2019

15 korrik 2019, Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi, sot në Ministrinë e Financave është takuar me përfaqësues të lartë të BERZH-it, Anka Joana Jonesku drejtoreshë aktuale e BERZH-it në vendin tonë dhe Andi Aranitasi i cili nga muaji shtator i këtij viti do ta ndërmarrë këtë detyrë në vend. Në këtë takim, së bashku u vlerësua se bashkëpunim i deritanishëm me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka qenë shumë i suksesshëm duke theksuar se ekzistojnë kushte që bashkëpunimi të vazhdojë në mënyrë intensive edhe në periudhën e ardhshme.

Firmat fituan 196 milionë euro nga kthimi i TVSH-së në gjysmëvjetorin e parë, 20% më shumë se vitin e kaluar
13.07.2019

13 korrik 2019, Shkup - Mbi 12 miliardë denarë apo 196 milionë euro u injektuan në ekonomi në gjysmën e parë të vitit përmes kthimit të rregullt dhe joselektiv të TVSH-së për firmat. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kthimi i TVSH-së për firmat, që nga muaji qershor është rritur me rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose me pothuajse 2 miliardë denarë.

133 projekte të infrastrukturës rurale janë realizuar me grant mjete nga IPA
09.07.2019

09 korrik 2019, Shkup - Janë përfunduar të gjitha punët ndërtimore të financuara përmes grantit IPA për infrastrukturën rurale, në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale - MSIP, të zbatuara nga Ministria e Financave. Bëhet fjalë për 133 projekte kapitale të realizuara në 78 komuna në vend, që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës.

1
02.07.2019

02 korrik 2019, Zhelinë - 300 fëmijë të komunës së Zhelinës do të përfitojnë kushte më të mira në arsim me rikonstruimin e shkollës në fshatin Pallaticë, derisa banorët lokal do përfitojnë infrastrukturë më të mirë përmes rikonstruimit të rrugës lokale që lidhet nga fshati Grupçin dhe Novo Sellë. Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale -  MSIP, realizuar nga Ministria e Financave me përkrahjen e Bankës Botërore, komunës së Zhelinës i janë ndarë 21 milionë denarë për realizimin e këtyre projekteve.

Rezultate nga ankandi i mbajtur të letrave shtetërore me vlerë
02.07.2019

2 korrik 2019, Shkup - Nuk ka huamarrje të re neto me ankandin e sotëm. Domethënë, në ankandin e letrave shtetërore me vlerë janë shënuar 620 milionë denarë (10.1 milionë euro), nga të cilat e njejta vlerë do të kthehet nesër, përkatësisht 620 milionë denarë (10.1 milionë euro) në bazë të letrave shtetërore me vlerë të lëshuara dhe të maturuara më parë për pagesë.

Fillon kthimi i TVSH-së për qytetarët: Këtu është linku për lidhjen me aplikacionin “TVSH-ja ime”
01.07.2019

01 korrik 2019, Shkup - Sot fillon projekti qeveritar “TVSH-ja ime”, përmes së cilit qytetarët mund ta realizojnë të drejtën e kthimit të 15% të TVSH-së së paguar. Ja se si mund ta realizoni kthimin e TVSH-së.

Ligji lidhur me “Tvsh-ja ime” hyri në Kuvend
27.06.2019

27 qershor 2019, Shkup - Ligji për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar të qytetarëve hyri në procedurë parlamentare. Me këtë propozim ligj, i cili pritet të zbatohet nga 1 korriku, fillon realizimi i projektit "TVSH-ja ime", një nga projektet më të rëndësishme të programit zgjedhor dhe të Programit të punës së Qeverisë.

Drejtorët ekzekutivë të Fondit Monetar Ndërkomnbëtar dhe Bankës Botërore me vlerësime pozitive për reformat ekonomike në financa
22.06.2019

22 qershor 2019, Shkup - Drejtorët ekzekutivë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore me vlerësime pozitive për reformat ekonomike në financat publike në vend. Drejtori ekzekutiv i FMN-së për Konstituencën, Antoni de Lanoy, në një deklaratë për media gjatë takimit të konstituencës holandeze - belge në Shkup, theksoi se Qeveria ka agjendë ambicioze reformash, që ofron rezultate në planin politik dhe ekonomik. 

Pages