News

Kryeministri Zaev dhe zv.ministrja Elezi takojnë përfaqësues të disa institutive nacionale
15.08.2019

14 gusht 2019, Shkup – Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendësministrja Shiret Elezi sot janë takuar me përfaqësues të disa institucioneve kombëtare në vend. Në takim është theksuar përkrahja e Qeverisë për avancimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese si imperativ për afirmimin e vlerave kulturore dhe kombëtare të shtetit.

Elezi merr pjesë në punëtorinë e UNDP-së: Përmes investimit në zhvillimin rajonal deri në përmirësimin e jetës nëpër komuna!
15.08.2019

14 gusht 2019, Shkup - Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi mori pjesë në punëtorinë për krijimin e një indeksi të zhvillimit të komunave, e organizuar si pjesë e projektit "Ndërtimi i kapaciteteve në Komuna për implementimin e projekteve". Punëtoria është organizua nga UNDP dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.

Firmat marrin 236.4 milion euro kthim të TVSH-së në shtatë muajt e parë
05.08.2019

5 gusht 2019, Shkup – Mbi 14.5 miliard denarë ose 236.4 milion euro janë injektuar në ekonomi në gjysmën e parë të vitit, përmes kthimit të rregullt dhe jo selektiv të TVSH-së për kompanitë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kthimi i TVSH-së ndaj firmave përfshirë dhe muajin korrik ishte më i lartë për rreth 14.5% krahasuar me vitin e kaluar.

Mbahet Seanca e shtatë e Komitetit për stabilitet financiarë
01.08.2019

1 gusht 2019, Skopje - Sot, në hapësirat e Bankës Popullore është mbajtur séance e shtatë e rregullt me rradhë e Komitetit për stabilitet financiarë. Komiteti përbëhet nga guvernatorja e Bankës Popullore Angelovska-Bezhoska dhe zëvendës ministrja e financave Elezi si dhe dhjetë përfaqësues të lartë nga të dy institucionet. Në seancën e Komitetit janë shqyrtuar çështje që janë me rëndësi për stabilitetin financiarë në vend.

Elezi: TVSH-jaIme po i arrinë qëllimet – kthehen paratë tek qytetarët dhe ulet ekonomia joformale!
31.07.2019

31 korrik 2019, Shkup – TVSH-jaIme tashmë po jep rezultatet për qëllimin që është vendosur – ndikon në uljen e ekonomisë joformale dhe kthehen parat te qytetarët, thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Elezi takon delegacionin nga sektori buxhetor i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-ve
30.07.2019

30 korrik 2019, Shkup – Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi sot ka realizuar takim me delegacionin nga sektori buxhetor i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, znj. Shalanda Jang dhe znj. Kristi Xh. Antoni.

Elezi – Ramadani: Javën e ardhëshme arrijnë edhe 16 milion euro kredi të volitshme nga BEI për ndërmarjet e vogla dhe të mesme
26.07.2019

Shkup, 26 korrik – Kësti i dytë i kredisë së favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Banka Europiane e Investimeve (BEI), në shumën prej 16 milionë euro, do të arrijë në fillim të javës së ardhshme. Me këto fonde do të mbështeten projektet e 53 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo u theksua sot në takimin mes zëvendës ministres së financave Shiret Elezzi dhe drejtorit operativ të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë Veriore, Veland Ramadani.

Përmes MSIP ndahen mjete për projekte kapitale në 9 komuna për përmirësimin e shërbimeve për 160.000 qytetarë
25.07.2019

25 korrik 2019, Shkup – Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale-MSIP, që e realizon Ministria e financave me përkrahje nga Banka Botërore, ndahen mjete në vlerë prej 176,9 milion denarë (ose 2,8 milion euro), për projekte kapitale dhe përmirësim të infrastrukturës në nëntë komuna, më saktësisht Çuçer Sandevë, Vrapçisht, Bogovinë, Tetovë, Delçevë. Kërçovë. Shuto Orizare, Makedonski Brod dhe Demir Hisar.

Elezi: Punësimi do të rritet, paga mesatare më e lartë për 5% këtë vit
23.07.2019

23 korrik 2019, Shkup – Punësimi do të vazhdojë të rritet këtë vit, derisa rritja e pagës meastare neto pritet të jetë për 5% më e lartë, sipas parashikimeve të Ministrisë së financave. Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi duke elaboruar Bilancin përfundimtarë për vitin 2018 në Parlament, ka thënë se lëvizjet e favorshme ekonomike nga viti i kaluar, vazhdojnë fuqishëm edhe këtë vit, kështu që priten dhe rezultate më të mira ekonomike.

Elezi – Kasami: Interes i lartë për privatizim të tokës shtetërore, deri më tani janë dorëzuar 9.000 kërkesa të reja
22.07.2019

22 korrik 2019, Shkup - Interes i lartë tek qytetarët për të dorëzuar kërkesë për privatizim të tokës shtetërore, pasiqë vitin e kaluar është dhënë mundësi e re për kërkesa, kështu është thënë sot në takimin mes zëvendës ministres së financave Shiret Elezi dhe drejtoreshës së Drejtorisë për punë pronësoro-juridike Shasine Kasami. Mbi 9.000 kërkesa janë dorëzuar në këtë periudhë, por gjithashtu punohet në procedurë të shpejtë për zgjidhjen e të gjithë lëndëve të dorëzuara, me rreth 11.400 lëndë të reja të zgjidhura.

Pages