News

Angellovska: Kartela pagesore vendore është injeksion prej 28 milionë euro që do të përshpejtojë aktivitetin ekonomik në tremujo
18.06.2020

18 qershor 2020, Shkup - Kartela pagesore vendore dhe vauçerët për turizmin vendor do ta lehtësojnë rënien e aktivitetit ekonomik në tremujorin e tretë, si dhe rënien e numrit të bujtjeve në turizmin e Maqedonisë. Këtë e kanë treguar simulimet e bëra në Ministrinë e Financave, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska, mysafire në emisionin “Agenda 35”.

Angellovska: Deri në fund të javës, 100.000 kartela pagesore vendore do të shpërndahen deri tek shfrytëzuesit
15.06.2020

15 qershor 2020, Shkup - Deri në fund të javës pritet që të shpërndahen rreth 100.000 kartela nga bankat deri tek shfrytëzuesit e kartelave pagesore vendore dhe tashmë 10.000 qytetarë i kanë marrë kartelat dhe mund t'i shfrytëzojnë, tha ministrja e Financave Nina Angellovska, mysafire në emisionin "Utrinski Brifing".

Angellovska: Masa e mbështetjes financiare për pagesën e pagave ka ruajtur 140.000 vende të punës
12.06.2020

12 qershor 2020, Shkup - Rreth 140.000 vende të punës janë ruajtur falë masës për mbështetje financiare të firmave për shkak të pagesës së pagave, tha ministrja e Financave Nina Angellovska, mysafire në emisionin "Samo vistina".

Dogana e Koresë Jugore është e njohur gjerësisht për përparimet e saj teknologjike dhe çmimet e shumta në fushën e arritjeve ele
02.06.2020

2 qershor 2020, Shkup - Me grant prej 700.000 eurove nga Qeveria e Koresë Jugore do të mbështetet ndërtimi i kapaciteteve të Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e dërgesave të shpejta, zbulimin e rrjedhave të paligjshme financiare, si dhe analizën e rreziqeve në tregtinë elektronike. Sot është organizuar një takim për fillimin e projektit, në të cilin morën pjesë ministrja e Financave Nina Angellovska, drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe delegacioni nga Drejtoria Doganore e Koresë Jugore.

Pesëfish interesim më të madh nga investitorët për euroobligacionin e Maqedonisë të lëshuar në vlerë prej 700 milionë euro me in
27.05.2020

27 maj 2020, Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut e lëshoi euroobligacionin e shtatë në vlerë prej 700 milionë eurove. Afati i euroobligacionit është 6 vjet, ndërsa shkalla e interesit për të cilën është lëshuar është 3.675%, që është interesi i dytë më i ulët menjëherë pas euroobligacionit të lëshuar në vitin 2018. Kjo tregon besimin e investitorëve në ekonominë dhe politikat e Maqedonisë, nëse merret parasysh se ky euroobligacion jepet në kohë të krizës së shkaktuar nga Covid - 19, kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh, ku të gjitha ekonomitë, duke përfshirë edhe forcat ekonomike botërore, dalin në tregun ndërkombëtar të kapitalit që të sigurojnë mjete për financimin e nevojave që dalin nga kriza.

Angellovska dhe Bekteshi: Me pakon e tretë të masave ekonomike, kredi të reja pa interes, grante për firmat, mbështetje për eksp
21.05.2020

21 maj 2020, Shkup - Mbështetja e investimeve, qasje më e lehtë ndaj kapitalit, gjetja e tregjeve të reja, orientimi nga eksporti, digjitalizimi, modernizimi, produktet e reja, si dhe përfshirja e kategorive të targetuara, siç janë gratë sipërmarrëse dhe të rinjtë, janë pjesë e masave të pakos së tretë që synojnë mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë. Sot, këto masa u prezantuan nga ministrja e Financave Nina Angellovska dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Angellovska: Me pakon e tretë të masave janë përcaktuar qartë qëllimet për një ekonomi konkurruese maqedonase
17.05.2020

17 maj 2020, Shkup - Me pakon e tretë të masave e cila përbëhet prej ndihmës së drejtpërdrejtë për qytetarët, ekonominë, bujqësinë, si dhe mirënjohje për punëtorët e shëndetësisë për luftën kundër Covid-19, Qeveria tregon se mendon për të gjithë, se ka qëllime të përcaktuara qartë që do të ndihmojnë zhvillimin e ri të ekonomisë konkurruese maqedonase dhe do të ndihmojë sektorin privat të jetë akoma më i mirë dhe madje edhe më konkurrues në periudhën pas koronës. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të pakos së re të masave.

Fiç dhe Standard & Purs e konfirmuan rejtingun kreditor të vendit
16.05.2020

16 maj 2020, Shkup - Agjencitë kreditore Fiç dhe Standard & Purs e konfirmuan edhe njëherë rejtingun e kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Fiç” e vlerësoi vendin me BB +, por tani me pikëpamje negative për shkak të pandemisë globale, ndërsa “Standard & Purs” me BB - me pikëpamje të qëndrueshme.

16 milionë dollarë nga USAID-i për konkurrencë më të madhe ekonomike, antikorrupsion dhe nisma për rininë
16.05.2020

16 maj, 2020 - Shkup - Ministrja e Financave Nina Angellovska dhe përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it Erik Janovski, nënshkruan marrëveshje mbështetjeje prej 16 milionë dollarë mbështetje për aktivitetet e pushtetit qendror dhe lokal për të shfrytëzuar dhe menaxhuar me sukses burimet financiare dhe zbatimin e mekanizmave të përgjegjësisë, punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të korrekte dhe për të monitoruar financimin dhe shpenzimin e partive politike gjatë zgjedhjeve, të organizatave qytetare për t’u përfshirë në mënyrë konstruktive në politikat dhe praktikat pubike për përgjegjësi më të madhe dhe sundim të ligjit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të promovuar kohezionin ndëretnik dhe kulturën qytetare tek fëmijët dhe të rinjtë dhe kornizën ligjore për prodhimin e energjisë ripërtërirtëse si ndihmë për rritjen e investimeve në prodhimin e energjisë elektrike vendore, uljen e varësisë nga importi i energjisë dhe sigurimin e qëndrueshmërisë të sistemit të energjisë.

Angellovska: Masat e reja janë dizajnuar për ta mbështetur prodhimin maqedonas
14.05.2020

14 maj 2020, Shkup - Seti i ri i masave ka për qëllim që të ofrojë stimulim të konsumit privat me theks në ekonominë vendore, ofertën e brendshme, kompanitë vendore. Në këtë mënyrë, përmes mbështetjes financiare të qytetarëve, do të mbështetet edhe prodhimi maqedonas, theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska gjatë emisionit "Ekonomski magazin".

Pages