Kthim i lartë i TVSH-së për firmat: 206 milionë euro në gjysmën e parë të vitit edhe krahas krizës nga COVID-19

3 korrik 2020, Shkup - Në gjysmën e parë të vitit 2020 është realizuar kthimi i TVSH-së ndaj firmave prej 12.7 miliardë denarë ose 206.5 milionë euro, që është për 6% më shumë në krahasim me vitin e kaluar ose për 660 milionë denarë më shumë. Ky është kthimi më i lartë i TVSH-së për këtë periudhë në krahasim me vitet e kaluara, që është e rëndësishme veçanërisht nëse merret parasysh kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Krahasuar me dy vitet e kaluara, kthimi  është dukshëm më i lartë. Kështu që, nëse krahasohet gjysma e parë e vitit 2020 me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kthimi është më i lartë për 26%, përderisa në krahasim me vitin 2017 kthimi është më i lartë për 44% të larta.

Kthimi i TVSH-së ndaj firmave në kushte të kësaj krize është me rëndësi të madhe, për shkak të ruajtjes së likuiditetit të ekonomisë dhe me këtë edhe nxitjen dhe mbështetjen e aktivitetit ekonomik.

Ministrja e Financave Nina Angellovska, dje, duke e prezantuar realizimin e buxhetit për gjysmën e parë të vitit 2020, theksoi se prioritet për Ministrinë është që t’i servisojë të gjitha detyrimet e saja rregullisht dhe në kohë.

- Qëllimi i Ministrisë së Financave është të sigurojë ekzekutimin e vazhdueshëm të Buxhetit, pa vonesë, brenda afateve të përcaktuara me ligj: të punësuarit të marrin pagë, të rrezikuarit social për të marrë kompensimet e tyre në kohë, firmat t’i arkëtojnë rregullisht kërkesën e tyre nga shfrytëzuesit e buxhetit, të mos kenë detyrime të mbetura dhe kthimi i TVSH-së të jenë në kohë. Ekzistojnë edhe masat për COVID-19, mbështetje që shteti u jep qytetarëve dhe firmave, sipas mundësive, përmes kartelës pagesore vendore, përmes pagave dhe kontributeve të subvencionuara, përmes vonesave në pagimin e detyrimeve tatimore. Mbetet detyrimi dhe përgjegjësia e shtetit për të siguruar dhe shpërndarë të mira dhe shërbime publike për të gjithë, veçanërisht tani, në këto kohë të vështira - tha Angellovska.

Përndryshe, gjatë vitit 2019, firmat morën kthim të TVSH-së prej 402 milionë euro ose për 7.5% në krahasim me vitin 2018 ose pothuajse për 44% më shumë në krahasim me vitin 2016.