Angellovska: Masa e mbështetjes financiare për pagesën e pagave ka ruajtur 140.000 vende të punës

12 qershor 2020, Shkup - Rreth 140.000 vende të punës janë ruajtur falë masës për mbështetje financiare të firmave për shkak të pagesës së pagave, tha ministrja e Financave Nina Angellovska, mysafire në emisionin "Samo vistina".

- Kjo është me të vërtetë një masë e gjerë e cila ka për qëllim t’i ruajë vendet e punës dhe t’u ndihmojë kompanive t’i paguajnë pagat e tyre në mënyrë likuide. Për këtë masë, kemi lënë në Buxhet rreth 100 milionë euro, pikërisht për të lënë hapësirë ​​adekuate për nevoja shtesë sipas zhvillimit dhe ngjarjeve në ekonomi. Kjo masë u krijua në përputhje me pakon e dytë të masave, ndërsa tani jemi në fazën e rihapjes graduale të ekonomisë, për të cilën kemi krijuar një pako të tretë masash. Çdo pako e masave është sjellur për tajming të dhënë sipas kushteve momentale dhe ngjarjeve me krizën - tha ministrja Angellovska.

Qeveria ka miratuar Dekret për vazhdim të masës edhe për muajin qershor, resprektivisht në vend të dy muajve siç ishte planifikuar më parë, masa do të mund të shfrytëzohet nga punëdhënësit dhe kryerësit e pavarur të veprimtarive për tre muaj.

Ministri informoi se për muajin prill, rreth 20 mijë kompanive u janë paguar rreth 30 mijë milionë euro, ndërsa në muajin maj ka pasur më pak kërkesa, gjë që tregon se një pjesë e kompanive nuk kanë pasur rënie të të ardhurave prej 30 përqind për këtë muaj. Për muajin maj, duke e përfshirë edhe ditën e sotme janë paguar 21 milionë euro për rreth 17.500 kompani.

- Rimëkëmbja nuk do të ndodh brenda natës, por duhet të jemi të vetëdijshëm se odat ekonomike dhe bashkësia e biznesit duhet të përshtaten sa më shpejt të jetë e mundur në situatën e sapokrijuar. Do të ketë modele të reja të biznesit që do të paraqiten, do të ketë kompani që do të ristrukturohen dhe prandaj një pjesë e masave nga pakoja e tretë  janë në të vërtetë për të ndihmuar në përshtatjen ndaj kushteve të reja, për vendosje të teknologjive të reja. Masa e cila u miratua këtë javë nga qeveria, për të cilën është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë, parasheh 20 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në ekonomi për rritje të konkurrencës, industrisë... resprektivisht që ata të inkurajohen që të investojnë dhe të marrin  mbështetje të rëndësishme nga Qeveria, si partner në proces me atë që bashkëfinancon deri në 20 përqind të projektit investues - tha ministrja.