FMN: Rritja ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të përshpejtojë, zvogëlimi i ekonomisë gri do e përmirësojë klimën e biznesit

18 nëntor 2019, Shkup - Ekonomia ka hyrë në një periudhë të rritjes dhe stabilitetit solid, ndërsa pritet që të përshpejtojë vitin e ardhshëm. Reformat me qëllim të menaxhimit me sektorin joformal do të ndihmojnë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe do t’i mbrojnë punëtorët dhe gjithashtu do të kenë edhe përfitime të mëdha poitenciale në kuptimin e të ardhurave. Këto janë disa nga konkluzionet e misionit të rregullt të Fondit monetar ndërkombëtar në vend.

Në deklaratën përfundimtare të përfaqësuesve të misionit, thuhet se pas krizës së zgjatur politike, ekonomia maqedonase ka hyrë në një periudhë të rritjes dhe stabilitetit solid. Pritet që rritja në mënyrë shtesë të përforcohet gjatë këtij viti e nxitur nga kërkesa vendore e fuqishme dhe rritja solide e eksportit edhe krahas ngadalësimit të tregtisë ndërkombëtare. Aktiviteti i kredisë është rritur, duke përfshirë kreditë e dedikuara për kompanitë. Papunësia, vijon të jetë e lartë, tregon ulje të qëndrueshme, mbështetur nga krijimi i vendeve të reja të punës, thuhet në deklaratë.

Sipas FMN-së, rritja ekonomike pritet të përshpejtojë vitin e ardhshëm, duke e projektuar atë në 3.4%, që është përmirësim i projeksionit prej 0.3 pikë përqindje lidhur me projektimin gjatë pranverës. Tatimet më të ulëta dhe pensionet e pagat më të larta, duke përfshirë dhe pagat minimale, pritet të jenë plotësues, megjithëse stimul i njëfishtë për konsum. Rritja e eksportit dhe investimeve do të mbetet solid, megjithëse do të ngadalësohet, që është reflektim i rritjes stabile te partnerët tregtar. Ky ngadalësim mund të bëhet më i shprehur nëse përkeqësohen tensionet tregtare në nivel global ose përderisa shtyhen planet investuese për shkak të pasigurisë gjatë periudhës zgjedhore.

Fondi i përshëndeti reformat që synojnë zvogëlimin e ekonomisë gri dhe theksojnë se ato janë vensosur lartë në axhendën e qeverisë. FMN-ja thekson se ekonomia joformale është e dëmshme sepse bizneset formale përballen me konkurrencë jolojale nga ata që nuk paguajnë tatime ose nuk respektojnë rregullativat, punëtorët në sektorin joformal janë të privuar nga të drejtat e punës dhe burimet publike janë të pakta. Në deklaratën përfundimtare të misionit,përfaqësuesit e FMN-së theksojnë se përparësi duhet të jetë rritja e efikasitetit të menaxhimit me të ardhurat, si dhe përputhshmëria ligjore, në kombinim me masat që rrisin besimin e publikut në institucione dhe forcohet morali tatimor.

Reformat për të adresuar dobësitë kryesore institucionale dhe të tregut të punës do të ndihmojnë në nxitjen e rritjes afatmesme dhe përshpejtimin e barazisë së të ardhurave, thuhet në misionin në deklaratën përfundimtare. Megjithëse rritja ka qenë e solide në dekadat e fundit, nuk ka qenë e mjaftueshme që të mundet dukshëm të ngushtojë hendekun e madh të të ardhurave midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Që të përshpejtohet barazimi i të ardhurave, nga vlera thelbësore është që të vazhdohet me reformat për përmirësimin e administratës publike, qeverisjen e së drejtës dhe kontrollin mbi korrupsionin. Kjo duhet të përmbushet me përpjekje për krijimin kapitalit fizik në funksion të boshllëqeve në infrastrukturë, si dhe për përforëcimin e kapitalit njerëzor me qëllim të adresimit të mangësisë dhe papërshtatshmërisë së aftësive, duke përfshirë edhe arsimin dhe trajnimin profesional dhe shfrytëzimin më të madh të politikave aktive të tregut të punës me anë të së cilave do të përmirësohen aftësitë, thuhet nga Fondi.

FMN-ja vlerëson se paga minimale po rritet me shpejtësi, në krahasim me produktivitetin e punës. Thonë se, nga viti 2017 paga minimale neto është rritur në mënyrë kumulative me 45% dhe se ajo do të rritet në mbi 50% nga paga mesatare që është e lartë sipas standardeve rajonale. Ata rekomandojnë që ajo përputhet me produktivitetin.