Angellovska:Gjatë kohë është lënë mënjanë kapitali ynë më i vlefshëm - njerëzit, këtë do ta ndryshojmë me buxhetin e vitit 2020

17 nëntor, Shkup 2019 (MIA) - Propozim – buxheti për vitin 2020, të cilin Qeveria e miratoi këtë javë është temë e bisedës me ministren e Financave, Nina Angellovska. Ajo në intervistën për MIA-n i potencon investimet në kapitalin njerëzor të cilat kanë vend qendror në Propozim – buxhetin për vitin 2020. Duke cituar të dhënat për indeksin e kapitalit njerëzor në vend në raport me vendet e zhvilluara dhe vendet e rajonit thotë se më parë gjatë kohë është lënë anash kapitali ynë më i vlefshëm – njerëzit.

- Jemi duke e ndryshuar këtë kështu që jemi duke e investuar shumën më të lartë deri më tani 154 miliardë denarë në kapitalin njerëzor, thekson Angellovska.

Në intervistë gjithashtu theksoi edhe për projektet për të të cilat do të investohen, pagat më të larta dhe pensionet…

Qeveria ka caktuar Propozim buxhetin për vitin e ardhshëm. Thesari i shtetit do të jetë 3.9 miliardë euro. Si do të shpenzohen paratë e qytetarëve?

- Vend qendror në Propozim buxhetin për vitin 2020 kanë investimet në kapitalin njerëzor. Kjo do të thotë që do të investojmë për shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, mbrojtje më të mirë sociale dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tanë.

Indeksi i kapitalit njerëzor i Bankës Botërore mat se sa do të jetë produktiviteti i një vendi në të ardhmen, në përputhje me kushtet e ofruara në ditët e sotshme, gjegjësisht sistemi shëndetësor, arsimi dhe mbrojtja sociale. Indeksi i kapitalit njerëzor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është 0.53%. Kjo do të thotë që fëmijët në ditët e sotme do ta shfrytëzojnë vetëm 53% të potencialit të tyre kur të rriten, sipas kushteve që u janë ofruar. Nëse shikojmë ekonomitë më të zhvilluara në botë si SH.B.A-ja, Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Hollanda, produktiviteti potencial i tyre është rreth 80%. Vendet e Bashkimit Evropian nuk ngecin shumë, me produktivitet poteciali prej 75%, ndërsa në rajon është rreth 65%. Këto të dhëna tregojnë se më parë, gjatë kohë është lënë mënjanë kapitali ynë më i vlefshëm - njerëzit.

E ndryshojmë këtë, kështu që me Propozim buxhetin për vitin 2020 investojmë më shumë deri më tani 154 miliardë denarë në kapitalin njerëzor apo 64% të shpenzimeve të përgjithshme.  Ato kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Gjithashtu, që të mund të jetë produktive fuqia punëtore, na nevojitet edhe kapitali fizik si infrastruktura dhe pajisja. Propozim-buxheti për vitin 2020 i trajton edhe ato.

Komponenti i tretë të cilës i japet mbështetje në Propozim-buxhetin është mbështetja për sektorin privat, pasi e gjeneron rritjen ekonomike.

Përveç rritjes së pagave, si planifikoni të përmirësoni shëndetësinë dhe arsimin? Me cilat projekte konkrete në Buxhetin e vitit 2020 do të punoni për përmirësimin e kushteve në këta sektorë kryesorë?

- Ndërsa që këta sektorë të funksionojnë siç duhet, kyç janë kuadro të mira. Që të keni sistem shëndetësor publik të mirë, para së gjithash duhet t’i keni mjekët më të mirë në shëndetësinë publike dhe personelin më të mirë mjekësor. Ne kemi mjekë cilësorë, ekspertë të shkëlqyer në fushat e tyre dhe duhet t’i mbajmë në vend, në shëndetësinë publike. Për t’i motivuar një pjesë të studentëve të mirë pasi të diplomojnë të shkojnë të punojnë në arsim duhet gjithashtu t’u ofrojmë paga dinjitoze. Për këtë arsye në Buxhetin për vitin 2020 kemi paraparë rritje të pagave nga shkurti tek specialistët për 25%, tek mjekët e përgjithshëm për 15%, tek infermieret për 10%, ndërsa tek bashkëpunëtorët shëndetësorë për 5%. Nga 1 janari, nga ana tjetër, rriten edhe pagat e punonjësve në arsim për 10%.

Përveç sigurimit ose mbajtjes së kuadrit cilësor në këto sfera është e nevojshme të sigurohen pajisje me anë të së cilave ky kuadër do punojë edhe programe përmes së cilëve do të ofrohen shërbime më të mira.

Në Propozim buxhetin e vitit 2020, parashikuam 1.5 miliardë denarë për investime kapitale në shëndetësi. Në kuadër të këtij zëri buxhetor janë parashikuar mjete për fillimin e ndërtimit të Qendrës klinike në Shkup, Qendrës klinike në Shtip, për rikonstruimin dhe përmirësimin e institucioneve shëndetësore publike në të gjithë vendin, për furnizimin e pajisjeve mjekësore.

Në vijim, janë parashikuar mjete për masën "sigurim të plotë shëndetësor" në vlerë prej 2.9 miliardë denarë. Masa do të ofrojë sigurim shëndetësor për 240.000 qytetarë që nuk janë të siguruar në asnjë bazë. Gjithashtu, ka mjete për një program për trajtim të sëmundjeve të rralla, imunizim të detyrueshëm dhe programe të tjera që përmirësojnë shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Janë ndarë 1.4 miliardë denarë për investime kapitale në arsim, për rikonstruimin dhe ndërtimin e ndërtesave shkollore dhe sallave sportive shkollore. Për herë të parë për vitin e ardhshëm u siguruan mjete për fillimin e program arsimor inkluziv për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara për marrjen e një asistent personal.

Në prezentimin e buxhetit për vitin 2020, vlerësuat se ai është real me projeksione reale. Sa mendoni se është e arritshme duke pasur parasysh që vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje?

Konkretisht, për projeksionin e rritjes së ekonomisë - për vitin 2020, projektuam rritje prej 3.8%, që është në përputhje me projeksionin e Bankës Popullore. Këtë e bazojmë: Së pari - rritjen e konsumit privat, që e projektojmë në bazë të rritjes së punësimit, rritjes së pagave dhe aktivizimit dhe forcimit të mbrojtjes sociale për kategoritë e rezikuara; Së dyti - rritjen e investimeve të projektuara në 8%, si rezultat i rritjes së besimit të investitorëve pas pranimit të vendit në NATO, si dhe masave për të mbështetur sektorin real; Dhe e treta për eksportin, i cili do të mbetet solid me rritjen e projektuar reale prej 8.3% si rezultat i kapaciteteve të reja industriale të orientuara nga eksporti.

Gjithashtu, pritshmëritë i bazojmë në zhvillimet pozitive në ekonomi në gjysmën e parë të vitit, kur u arrit rritje me bazë të gjerë prej 3.6%. Çfarë do të thotë me bazë të gjerë - do të thotë që kemi rritje në të gjithë sektorët, resprektivisht në industri, ndërtim, bujqësi, sektorin e shërbimit...

Projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare janë gjithashtu në favorin tonë. Përkatësisht, nëse FMN-ja, Banka Botërore, BERZH-i i zvogëluan projeksionet globale për këtë vit sa i përket vendit tonë i rriten prespektivat për vendin tonë.

Sa mund të themi se buxheti zhvillimor për vitin e ardhshëm me 23.6 miliardë denarë të ndara? A bëhet fjalë për vazhdim projekteve tashmë të filluara, a ka të reja dhe a mund të pritni realizim më të madh?

- Ne projektuam shpenzimet kapitale në nivel më të ulët se buxheti fillestar për vitin 2019 dhe pak më të larta se shpenzimet kapitale në ribalancin e buxhetit. Gjatë planifikimit të këtyre shpenzimeve në buxhet, shfrytëzuesve buxhetorë iu potencua që të japin propozime në bazë të kapaciteteve të tyre reale dhe dinamikës reale për realizimin e projekteve. Gjithashtu u mor parasysh edhe realizimi i tyre i mëparshëm.

Përveç se ishim të kujdesshëm me projeksionet për shpenzimet kapitale, ofruam dhe një vegël për transparencë fiskale me anë të së cilës opinioni mund ta ndjekë realizimin e tyre. Ajo është një vegël për transparencë fiskale me të cilin publiku mund të monitorojë realizimin e shpenzimeve kapitale nga përdorues të buxhetit. Në këtë mënyrë, ata do të kenë informacion mbi atë se çfarë performance ka institucioni dhe do të jenë në gjendje të bëjnë presion që përmes mendimit publik të përshpejtohet realizimi i investimeve kapitale.

Në kuadër të Buxhetit ka edhe projekte të reja, si dhe projekte që janë në përfundim e sipër të realizimit. Janë ndarë mjete për ndërtimin e rrjetit primar të gazifikimit, për ndërtimin e banesave sociale, ndërtimin e rrugëve lokale në komuna, ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit përmes projektit të mbështetur nga Banka Evropiane e Investimeve, ndërtimi i stacioneve pastruese... Në shëndetësi janë parashikuar mjete për qendrat klinike në Shtip dhe Shkup, për ndërtim ose rikonstruim të institucioneve shëndetësore publike, pastaj në arsim për shkolla, salla sportive dhe konvikte, ndërsa në mbrojtjen sociale - çerdhe, institucione për përkujdesje, qendrat ditore, etj.

Është paralajmëruar rritje e pagave dhe pensioneve. Sa mund të financohen në të vërtetë dhe nga do të sigurohen ato para? Të ardhurat janë projektuar në vlerë prej 3.6 miliardë euro dhe kanë rritje prej 5.6 përqind, në çfarë i bazoni të këtyre këto pritshëri?

- Janë siguruar mjete për rritjen e pagave dhe pensioneve është siguruar edhe servisimi i tyre dhe viti i ardhshëm do të shkojë përsëri në kohë dhe pa probleme, ashtu si ky.

Të ardhurat janë projektuar në nivel prej 5.6% më të larta, në bazë të një relaksimi të lehtë të politikës tatimore me korrigjim të njëkohshëm të normave të veçanta tatimore tatimore, me ç’rast pritet të arrihen efekte të shumëfishta, përkatësisht - parashikohet sigurimi i një përfshirje më të madhe tatimore, procese administrative të drejta dhe të lehtësuara, si dhe mbështetje për sektorin privat, që do të rezultojë në zvogëlimin e evazionit fiskal.

Përmes mekanizmave për parandalimin e ekonomisë gri do të ndikojë në arkëtim më të mirë të anës së të ardhurave dhe mbi të gjitha në një sistem të drejtë ku të gjithë paguajnë pjesën e tyre të detyrimeve.

Gjatë projektimit të anës së buxhetit u morrën parasysh edhe efektet e rritjes së pagës minimale, rritjen e pagës minimale në sektorin privat si rezultat i masës së subvencionimit të kontributeve dhe rritjes së punësimit.

Deficiti për vitin e ardhshëm është më i ulët se ky vit dhe është 2.3%. Si do të financohet dhe sa do hyjë në borxh vendi në tregun vendor dhe të huaj?

-Projeksioni për deficitin buxhetor për vitin e ardhshëm është në kuadër të Strategjisë fiskale dhe angazhimin e Qeverisë për konsolidim fiskal gradual. Çfarë do të thotë kjo? – Gradualisht të ulet dallimi midis të ardhurave dhe shpenzimeve të grumbulluara në buxhet, ndërsa më pas të mos ndikohet në mënyrë negative në investimet dhe konsumin, gjegjësisht në komponentin zhvillimor. Kështu, vitin e ardhshëm deficiti është ngushtuar në raport me projeksionin e sivjetshëm prej 2.5% në 2.3%, që deri në vitin 2021 dhe 2022 të ulet në 2%.

Me uljen e deficitit ulet edhe nevoja për financimin e tij gjegjësisht për detyrimin.

Momenti i dytë që këtu duhet të ceket është financimi i detyrimeve të vjetra të maturuara. Vitin e ardhshëm për kthim maturojnë 439 milionë euro në bazë të borxheve të vjetra të marra prej vitit 2013. Kjo është huaja PBG e Dojçe Bankës - e garantuar nga Banka Botërore, e cila maturon në muajin janar me 155 milionë euro. Një tjetër pagesë e madhe është në muajin dhjetor prej 178 milionë euro në bazë të euroobligacionit të lëshuar në vitin 2015. Këto dy hua kanë norma interesi përkatësisht prej 3.9% dhe 4.9% resprektivisht.

Këto borxhe të vjetra duhet të rifinancohen - dhe gjëja e mirë nga e gjithë kjo histori është se si rezultat i politikës për stabilizimin e borxhit, si dhe kushteve aktuale të favorshme në tregun e kapitalit, borxhet do të rafinancohen me normë interesi dukshëm më të ulët. Kjo nënkupton shpenzime më të ulëta për shtetin dhe ngushtimin e borxhit.

Pra, kur flasim për nevojat e financimit të deficitit dhe borxhet e vjetra për vitin e ardhshëm,  flasim për deficitin e projektuar për vitin 2020 i cili është 17.4 miliardë denarë, pagesa në bazë të kryegjesë të borxhit të jashtëm i cili është 26.9 miliardë denarë dhe pagesa e borxhit të brendshëm është 16.3 miliardë denarë. Kjo shumë do të financohet përmes huamarrjes jashtë vendit dhe në tregun e brendshëm të letrave shtetërore me vlerë.

Potencuat se borxhi publik është stabilizuar. Sa do të jetë në fund të vitit dhe vitin tjetër?

Borxhi publik është i stabilizuar si rezultat i udhëheqjes së politikës prudente.  Besimi i investitorëve në ekonomi ka ndikuar në uljen e normave të interesit për financimin e deficitit dhe rifinancimit të borxheve të vjetra. Gjithashtu, përmes uljes graduale të deficitit, i cili paraprakisht ka lëvizur rreth 4% është ngushtuar hapësira e cila duhet të financohet. Sa i përket tregut të brendshëm, frekuenca e ankandeve në tregun e letrave shtetërore me vlerë u ul nga katër në dy ankande në muaj, lëshimi ka të bëjë kryesisht në rifinancimin e ankandeve të vjetra. Gjitashtu, është rritur afatizimi, duke lënë më shumë hapësirë fiskale për rifinancimin e tyre.

Sipas të dhënave të fundit, borxhi publik është 47.7% të BPV-së, që është për 1.1 pikë përqind më e ulët prej vitit 2016. Duhet theksuar se, në këtë shumë prej këtij viti – në drejtim të transparencës dhe rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare financiare është përfshirë edhe borxhi i pagarantuar i cili është rreth 0.3 pikë përqind. Në fund të vitit pritet borxhi publik të jetë 49.4% që është dukshëm nën të parashikuarën prej 51.7% në Strategjinë fiskale 2020-2022. Në vijim është edhe revizioni i Strategjisë fiskale në të cilën do të publikohet borxhi i projektuar publik për vitin 2020 me korrigjim ulës.

Çfarë mbështetje mund të pritet për sektorin privat vitin e ardhshëm?

- Sektori privat është ai që gjeneron rritje ekonomike dhe për këtë arsye Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e politikave të përshtatshme, me çrast do ti jepet mbështetje sa i përket sfidave me të cilat përballet.

Në buxhet për vitin e ardhshëm janë parashikuar 2.4 miliardë denarë për mbështetje të masës së subvencionimit të kontributeve të pagave për ato kompani që do të rrisin pagat nga 600 në 6000 denarë. Me anë të kësaj mase do të trajtohet problemi i tërheqjes, mbajtjes dhe motivimit të kuadrit cilësor. Masa është përpiluar në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme, me ç’rast kontributet për pagat e rritura do të destinohen drejtpërdrejtë në fondet.

Gjithashtu, janë ndarë 3 miliardë denarë janë ndarë për rritjen e konkurrencës në sektorin privat, përmes masave për investime të reja, masave për mbështetjen e eksportit dhe pushtimin e tregjeve të reja, mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, inovacionin, zhvillimin teknologjik dhe kërkimeve si dhe investimet e huaja në zonat zhvillimore teknologjike industriale.

Me anë të masave aktive për punësim në vlerë prej 1.3 miliardë denarë, do të mbështetet biznesi , kështu që me anë të tyre mundësohet rikualifikimi dhe riedukimi i kuadrit për t’i përmbushur nevojat e sektorit privat.

Mbështetje për sektorin real ofrohet edhe përmes shpenzimeve kapitale, përkatësisht këtu bëjnë pjesë: Furnizimi publik, projektet që krijojnë vende pune për kompanitë vendore.

Deri në fund të muajit dhjetor duhet të paguhet kthimi i parë i mjeteve përmes TVSH-ja Ime. Kur fillon loja shpërblyese për të cilën thatë se do i bashkangjitet masës?

-Tvsh-ja Ime tregoi rezultate për qëllimin e saj të dedikuar, përkatësisht mbi 150.000 njerëz skanojnë në mënyrë aktive llogaritë dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi kryesor - ekonominë gri.

Dëshirojmë që kjo shtrirje ta zgjerohet edhe më tej. Për këtë qëllim, TVSH-ja Ime # Shpërblimi Im do të fillojë në mes të muajit dhjetor. Fondi shpërblyes për lojën do të jetë gjysmë milioni euro dhe do të ndahen shpërblime financiare në bazë ditore, mujore, si dhe dy shpërblime kryesore.

Përveç kthimit, që bëjnë qytetarët me skanimin e llogarive të tyre fiskale, ata gjithashtu mund të bëhen fitues të shpërblimit financiar. Me anë të kësaj, qytetarët do të kenë një motiv edhe më të madh të ndikojnë në adresimin e ekonomisë gri, resprektivisht çdo llogari fiskale e skanuar është potencialisht fituese, - pra, flasim për një lojë shpërblyese vin vin, sepse të gjithë fitojmë - vetëm kur eliminohet ekonomia gri. Aplikacioni i sendërtuar celular do të përmbajë edhe elemente edukative.