Angellovska në “Maqedonia 2025”: Produktiviteti i vendeve të punës në shoqëri varet nga ajo se sa kemi investuar në potencialin njerëzor

15 nëntor 2019, Shkup - Një prej sfidave për vendin tonë është rritja e produktivitetit. Prandaj, flasim për investim në kapitalin njerëzor, përkatësisht sa kemi investuar në përmirësimin e njerëzve, sa e kemi shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë të vendeve të punës dhe në shoqërinë në përgjithësi. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska duke folur në panel - diskutimin “Maqedonasit të cilët ngjiten në elitën e biznesit” në samitin “Maqedonia 2025” që mbahen këto dy ditë në Shkup.

-Produktiviteti është orientuar ndaj krijimit të vlerës. Vlera nuk duhet çdoherë të vlerësohet në para, paratë janë një prej rezultateve. Produktiviteti nuk është diçka që ndodh vetëvetiu, ky është përkushtim, planifikim, vetëdisiplinë. Njëra prej punëve të cilat janë sfidë për vendin tonë është që ta rrisim produktivitetin. Prandaj, flasim për investim në kapitalin njerëzor, përkatësisht në zhvillimin dhe sa mund ta shfrytëzojmë potencialin. Kjo në fund reflekton në atë se sa jemi produktivë në vendet tona të punës, në jetë, sa jemi produktivë si shoqëri në tërësi dhe sa kontribuojmë për zhvillimin e vendit tonë - tha Angelovska.

Duke folur për udhëheqjen, ajo theksi se më e rëndësishme është që të kenë aftësi të organizimit, aftësi për t’u dëgjuar nga të tjerët dhe të kujdesen për atë se si ndihen të punësuarit, si dhe të tërhiqet më e mira prej tyre.

-Të keni “inteligjencë emocionale” dhe të kujdeseni për njerëzit, të jeni mbështetës për të punësuarit tuaj kjo është shumë e rëndësishme në udhëheqje. Një udhëheqës i mirë është ai që është i aftë të krijojë liderë të rinj dhe të jetë i lumtur për suksesin e njerëzve të tjerë - tha Angellovska.

Ajo theksoi se edhe mentorimi është me rëndësi për krijimin e kuadrove të cilat do të mund të përgjigjen në nevojat adekuate të organizimit ose të institucionit.