MF, Banka Popullore dhe AMS i ndanë çmimet me rastin e Ditës së kursimit dhe Ditës së sigurimit: Përmes edukimit financiar në një ekonomi më të fortë

9 nëntor 2019, Shkup - Përmirësimi i edukimit financiar të qytetarëve u mundëson atyre të sjellin vendime më efektive për financat personale, gjë që ndikon në ekonominë në tërësi - kështu që është e nevojshme që fëmijë të edukohen financiarisht që në moshë të re. Kjo u theksua në ndarjen e çmimeve të konkursit tradicional të krijimeve letrare dhe artistike me rastin e Ditës botërore të kursimit dhe Ditës së sigurimit, shpallur nga Ministria e Financave, Banka Kombëtare dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Në ngjarjen e zhvilluar në Ministrinë e Financave morën pjesë ministrja e Financave Nina Angellovska, guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, Klime Poposki.

Ministrja e Financave Angellovska, theksoi se analizat tregojnë se në ekonomitë e zhvilluara, edukimi financiar është dy deri në tre herë më i lartë se edukimi financiar në ekonomitë në zhvillim. Ajo theksoi se gjatë kohës së ofertës së gjerë të instrumenteve dhe shërbimeve financiare, qytetarët duhet të jenë të edukuar financiarisht që të mund të marrin vendimet e duhura.

- Matja e fundit e realizuar nga agjencia e GFK-së tek ne, ka treguar që edukimi financiar i popullatës ka shumë hapësirë ​​që të përmirësohet përmes edukimit financiar. Edukimi financiar duhet të përforcohet edhe atë për të gjitha moshat, me qëllim që së pari ti shfrytëzojnë benefitet dhe së dyti të përforcohen mekanizmat e vetëmbrojtjes tek konsumatori dhe në bazë të njohurisë personale të bëjnë një vlerësim real. Avancimi i edukimit financiar është i rëndësishëm, me këtë mënyrë që kur flasim për ngritjen e transparencës fiskale, të mund të kuptojnë të dhënat, me anë të kësaj ta formojnë opinionin publik dhe të bëjnë edhe përmirësim dhe presion ndaj institucioneve, që të gjithë të mund të përmirësohemi së bashku – tha ministrja Angellovska.

- Në periudhën e kaluar edhe ne si bankë qendrore kemi investuar intensivisht në fushën e edukimit financiar, ndërsa këtë vit edhe në inkurajimin e përfshirjes financiare. Duke pasur parasysh që kërkimet e anketës tregojnë edukim relativisht më të ulët te të rinjtë, resprektivisht që vetëm 40% e të rinjve nga mosha 18-24 vjeç posedojnë minimumin e njohurive të nevojshme financiare, pjesa më e madhe nga aktivitetet tona janë përqendruar në popullatën më të re - tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

Ajo informoi se po punohet në mënyrë aktive në Strategjinë e parë nacionale të edukimit financiar dhe përfshirjen financiare, e cila pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Në të do të përfshihet e gjithë përvoja e fituar gjatë viteve të kaluara, rekomandime nga institucione dhe organizata ndërkombëtare revelante dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve (AMS), Klime Poposki, theksoi se edukimi i hershëm financiar është faktor kryesor për zhvillim afatgjatë dhe stabilitet të sistemit financiar në një vend. Hulumtimet në vendet e zhvilluara tregojnë një shkallë të lartë të korrelacionit midis edukimit financiar dhe mirëqenies së popullatës.

Poposki tha se ASS-ja, si rregullator i tregut të sigurimit, vite më parë ka ndërmarrë shumë aktivitete në fushën e edukimit financiar, ndër të cilat lëshimi i broshurave dhe pamfleteve të dobishme, lojërave sociale për të rinjtë, ku mësojnë rreth rreziqeve dhe menaxhimit, si dhe organizimin e ligjëratave të rregullta në shkollat fillore dhe të mesme. Deri në fund të këtij viti do promovohet një portal interaktiv me qëllim që qytetarët të edukohen dhe të përforcohet ndërgjegjësimi për ekzistencën e rreziqeve dhe  nevojën e sigurimit si instrument për mbrojtje nga humbjet e mundshme financiare.

Përndryshe, konkursi për krijimet letrare dhe artistike të nxënësve me rastin e Ditës botërore të kursimit dhe Ditës së sigurimit është tashmë tradicionale. Këtë vit, në konkurs u paraqitën mbi 1000 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi, ndërsa me çmime u nderuan 18 dhe me lëvdata 32 nxënës. Qëllimi i konkursit është që përmes mësimi dhe shprehjes kreative, nxënësit ti përforcojnë njohuritë në fushën e kursimit dhe sigurimit.