135 projekte janë realizuar në vlerë prej 1.3 miliardë denarë përmes projektit MSIP në kuadër të Ministrisë së Financave

10 shtator 2019, Shkup - Shkollat, çerdhet, rrugët lokale, sistemet fotovoltaike, filter stacionet për ujë dhe përmirësimi i sistemeve për ujitje janë vetëm një pjesë e 135 projekteve kapitale në vlerë të përgjithshme prej 1.3 miliardë denarë të realizuara përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale MSIP në zonat rurale të 78 komunave në të gjithë vendin.

Projektet janë zbatuar në kuadër të IPA grantit të BE-së dhe me mbështetje të Bankës Botërore. Kjo u theksua në ngjarjen përfundimtare të IPA grantit të BE-së për infrastrukturë rurale, në të cilën morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Financave Nina Angelovska, ambasadorii BE-së Samuel Zhbogar, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore Marko Mantovaneli si dhe 78 kryetarë të komunave.

 

“Zhvillimet infrastrukturore të mjediseve rurale janë kryesore për zhvillimin ekonomik. Vendet e banuara në Zrnovcë, Sopishte dhe Bardovcë u bënë me çerdhe të reja, ndërsa me ridedikimin e ndërtesave komunale më çerdheu bënë edhe Kuklishi dhe Murtino. Me këto investime kujdesemi përmbi 400 fëmijë. U ndërtua edhe rruga lokale Obednik-Smilevë - manastiri i Shën Petar - Boishte, si dhe rruga nga fshati Sirkovë deri në fshatin Rosoman. U përmirësua sistemi i furnizimit me ujë në Gjevgjeli me ndërtimin e së cilit kanë përfitim të drejtpërdrejtë 19 mijë banorë. Njëkohësisht u ndërtua një fabrikë për ujë të pijshëm në fshatin Trsinë, komuna e Vinicës. Ne si Qeveri dhe unë si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kujdesemi për sigurimin e kushteve të barabarta të jetesës për të gjithë qytetarët. Prandaj, jam i kënaqur që kemi realizim prej 98 përqind të projekteve kapitale të parashikuara në kuadër të këtij projekti”, theksoi kryeministri Zaev.

 

Ministrja e Financave Nina Angelovska potencoi përpara kryetarëve të komunave se dëshiron të ketë rrugë për çdo shtëpi, të mos ketë linja të ndërprera të furnizimit me ujë, shkolla moderne dhe pa mbeturina. Ajo shprehu besimin se kjo mund të bëhet realitet brenda disa viteve vetëm me shumë përpjekje, punë dhe vizion.

 

 "Është e papranueshme që prindi të kujdeset nëse fëmija i tij ka një klasë ku do të mësojë, nëse ajo klasë ka ndriçim të mirë, nëse fëmija i tij dhe ai vetë kanë ujë të pastër të pijshëm. Këto janë detyrimet tona. E jona është që të largojmë sfidat për prindërit nëse dëshirojmë të kemi breza të ardhshëm cilësor. Detyra jonë është të lehtësojmë dhe përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. Ne duhet të sigurojmë zhvillim të barabartë, sepse vetëm kështu do të mund të flasim për progres. Nuk mund të flasim për shtet modern përderisa nuk kemi kanalizim atmsferik. Nuk guxojmë të lejojmë që shkolla “Kiro Gligorov” të jetë shkolla e vetme moderne. Na duhen shkolla të shumta të tilla.

Përmes investimeve kapitale, ne investojmë në ndërtimin tonë personal dhe të ardhmërisë", theksoi ministrja.

 

 

Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar, thotë se për 4 vjet BE-ja ka ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut me një paketë të fuqishme me 15 milionë euro për të bërë ndryshime për qytetarët e saj. Çka është më e rëndësishme, thotë ai, janë bërë ndryshime në zonat rurale që jo gjithmonë marrin vëmendje të njejtë.

 

- Falë rrugëve të reja, banorët e Bosilevës, Dibrës dhe Makedonska Kamenicës tani mund të kenë qasje më lehtë me institucionet dhe spitalet e afërta. Banorët e Çuçer Sandevës dhe Frengovës janë furnizuar me një sistem më të mirë të kanalizimit, i cili ka një ndikim pozitiv si në shëndetin e tyre, ashtu edhe në mjedisin jetësor. Fëmijët e moshës parashkollore të Bardovcës e kalojnë kohën e tyre në çerdhe të rinovuar e cila gjendet pranë shtëpive të tyre, informoi Zhbogar.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marko Mantovaneli, theksoi bashkëpunimin e suksesshëm trepalësh me Ministrinë e Financave dhe delegacionin e BE-së në Shkup, siç thotë ai, rezulton në zbatim të suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të planifikuara në komunat në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

"Përmes projekteve të realizuara nga MSIP, më shumë se 23.350 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriuit kanë qasje në ujë sanitar cilësor, ndërsa 524.500 qytetarë fituan shërbime cilësore. Projekti gjithashtu kontribuoi në përmirësimin e 149.9 km rrugë lokale, dhe deri në muajin mars të vitit 2020 pritet të arrijë cakun prej 209 km rrugë të përmirësuara lokale ", theksoi ai.

 

Në lidhje me projektet e realizuara përmes grantit IPA të Be-së për infraktukturë rurale, Mantovaneli tha se me realizimin e këtij programi sigurohet mbështetje për përmirësimin e infrastrukturës rurale, që është prioritet për të gjitha komunat.

 

-Si rezultat i kësaj,më shumë se 60 përqind e projekteve të realizuara ishin të dedikuara për infrastrukturën rrugore, ndërsa një pjesë e investimeve ishin të drejtuara për rinovimin e objekteve publike për përmirësimin e tyre, investim për furnizimin me ujë, shërbime sanitare dhe kanalizim atmosferik, shtoi ai.