Interes i madh për Blej shtëpi - blej banesë, hartohet edhe një doracak i ri

19 gusht 2019, Shkup - Ministria e Financave ka hartuar një doracak për projektin "Blej shtëpi, blej banesë", i cili është vendosur në faqen e internetit të Ministrisë https://www.finance.gov.mk/files/Priracnik_Kupi_kukja_kupi_stan_Preview_012.pdf

Për më pak se tre muaj, pas hyrjes në fuqi të kushteve të reja, interesimi i qytetarëve ishte i madh. Ulja e normës së interesit, modeli i ri Blej banesë për të rinjtë, si dhe subvencioni shtesë një vjeçar në këstin mujor për secilin fëmijë të posalindur ose të birësuar janë shkaku i këtij interesi të madh.

Sipas kushteve të reja, norma e interesit për modelin e "subvencion në këste" për tre vitet e para është 2.9 përqind dhe për vitin e tretë dhe të katërt është 3.9 përqind.

Është ulur edhe norma e interesit për modelin "subvencion me pjesëmarrje". Kjo, tani është 4 përqind për të gjithë kohëzgjatjen e shlyerjes së kredisë së rritur për Euribor 6 mujor.

Për të rinjtë deri në moshën 35 vjeçe dhe sapo kanë mbushur 35 vjeç është prezantuar një model i ri "Blej banesë për të rinjtë".  Përveç kësaj, shfrytëzuesit që zgjedhin modelin "subvencion në këste" do të marrin subvencione nga shteti prej 70 përqind të këstit në pesë vitet e para të pagesës së kredisë banesore.Përshembull, për kredi prej 50.000 euro vlera e përgjithshme e subvencionit është 11.900 euro.

Ata që zgjedhin modelin e ndihmës në pagesën me pjesëmarrje do të marrin subvencion nga shteti prej 70 përqind të pjesëmarrjes për banesën. Për kredi 50.000 euro, shteti do të subvencionojë 8.750 euro.

Përveç kësaj, shfrytëzuesit e subvencionimit të kredisë së banesore, për secilin fëmijë të posalindur ose të birësuar do të marrin subvencion shtesë një vjeçar në këstin mujor në vlerë prej 30 përqind.

Risi ka edhe tek modeli “Blej shtëpi për moshën mbi 35 vjeç”. Ata që do aplikojnë për këtë model tani do të marrin një subvencion më të madh.

Personat mbi moshën 35 vjeç do të marrin subvencion prej 80% të këstit mujor në pesë vitet e para për ndërtimin ose blerjen e shtëpisë së re, ose 80% të pjesëmarrjes në blerjen ose ndërtimin e shtëpisë.