133 projekte të infrastrukturës rurale janë realizuar me grant mjete nga IPA

09 korrik 2019, Shkup - Janë përfunduar të gjitha punët ndërtimore të financuara përmes grantit IPA për infrastrukturën rurale, në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale - MSIP, të zbatuara nga Ministria e Financave. Bëhet fjalë për 133 projekte kapitale të realizuara në 78 komuna në vend, që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës.

Vlera e përgjithshme e këtyre projekteve është 16.9 milionë euro, nga të cilat 12.7 milionë euro janë grante - mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, ndërsa 4.2 milionë euro janë siguruar nga Buxheti.

Shumica e projekteve të realizuara janë për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve lokale, për të cilat në 58 komuna janë investuar 12.4 milionë euro. Në ndërtimin e ndërtesave publike janë investuar 5.9 milionë euro, në infrastrukturën komunale 3.8 milionë euro etj.

Pjesa më e madhe e këtyre projekteve tashmë janë vënë në përdorim, ndërsa disa prej tyre së shpejti do të vihen zyrtarisht në përdorim. Për shembull, sot në komunën e Petrovecit zyrtarisht do të lëshohet një rrugë e re lokale dhe dy rrugë të rikonstruktuara me vlerë 260.000 euro. Përndryshe, grant mjetet për zhvillimin e infrastrukturës rurale sigurohen nga Bashkimi Evropian me kërkesë të Qeverisë dhe shfrytëzohen përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, të zbatuara nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore.